Shërbimi ndaj klientit

Shërbimi i mirë ndaj klientëve është njëra ndër kriteret kryesore për cilin do që aplikon për punë në Techtonic LLC, për arsye se klientët gjithmonë gjykojnë për shërbimet ndaj tyre.

Duke vizituar dyqanet tona ju bindeni për shërbimet që stafi ynë është në gjendje të ofrojë, duke u munduar që gjithmonë ju si klient të ndaheni të kënaqur.

Shërbimi i mirë ndaj klientëve ka të bëjë me rikthimin e tyre, ku kjo arrihet nga ana jonë duke qenë sa më të afert në aspektin profesional, duke ju ndihmuar klientëve me numrat e produkteve që kërkon apo duke ju përshtatur kërkesës së klientëve për produktet që janë të interesuar. Në momentet kur nuk kemi stok nga ndonjë produkt do të informoheni nëse produkti gjendet apo jo në njërën prej dyqaneve tona apo nëse mund ta kemi përsëri në gjendje në një afat të shkurtër kohor.

Në momentet që ju nuk keni mundësi të vizitoni dyqanet tona mund të drejtoheni në web-faqen tonë https://techtonic-ks.com/ ku lehtë mund të orientoheni për produktet që jeni të interesuar ose në rrjetet tona sociale Facebook/Instagram “Techtonic LLC” ku mund të na shkruani në inbox ose në whatsapp/viber në numrin e telefonit +38349555535 nga ora 08:00 – 00:00 çdo ditë, për çfarë do produkti që jeni të interesuar dhe ne do t’ju kthejmë përgjigje sa më shpejt që të mundemi. Ekipi ynë i marketingut është mjaft profesional dhe janë në gjendje t’ju përshtaten kërkesave tuaja.

Klientët e kënaqur kanë potencial për t’u bërë klientë besnikë! Faleminderit që jemi zgjedhja juaj!